Merr fund pas 17 ditësh arratia e Klodi Lesit, shqiptarit që vrau bashkëshorten e tij greke dhe u arratis me djalin katërvjeçar.
Policia greke ka arrestuar shqiptarin Klodi Lesi, i cili ishte arratisur pas masakrimit të bashkëshortes.
Mediat greke raportojnë se bashkë me Klodi Lesin është gjetur edhe djali 4-vjeçar i çiftit, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë ndodhet me gjyshin dhe xhaxhain e tij.
Klodi Lesi u gjet së bashku me djalin e tij në një kasolle në fshatin Ormylia afër Halkidiki, aty ku edhe çifti jetonte përpara se të ndodhte ngjarja.
Ai ndodhje në arrati që prej 6 janarit, ku pasi kreu aktin e krimit mori djalin e vogël dhe u arratis.
35-vjeçari do të ballafaqohen me akuzat për vrasjen e gruas së tij dhe për rrëmbimin e djalit të tij.
Diskutime rreth kësaj post