Policia e Vlorës bën me dije se rreth orës 15:05, në aksin rrugor pranë “Burgut të Ri” ne Vlorë ka marrë flakë në ecje një automjet i policisë tip “Kamion” me targë “Policia – 0021”.
Mjeti është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit, i cili po transportonte uniformat për punonjësit e Policisë drejt DVP Vlorë.
Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jete një shkëndijë elektrike në ecje e sipër, të mjetit.
Paraprakisht është dëmtuar një pjesë e sasisë së uniformave që gjendeshin në kamion.
Shërbimet e policisë bashkë me shërbimin zjarrfikës kane bere fikjen e zjarrit.
Diskutime rreth kësaj post