Autobusi i nxënësve në fshatin Kryekuq të Divjakës ka marrë flakë pasditen e djeshme. Newsbomb.al mëson se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, autobusi ka qenë duke transportuar fëmijët nga shkolla për në shtëpi.
Sipas burimeve, pasditen e djeshme rreth orës 16.30-17.00 teksa autobusi ishte në ecje në fshatin Kryekuq, ka marrë fl*akë dhe të gjithë fëmijët ndodheshin brenda. Fatmirësisht, ata kanë mundur të dalin me shpejtësi jashtë, ndërkohë që mjeti është shkrumbuar.
Dëshmitarët dhe prindërit i kanë thënë newsbomb.al se mjeti me të cilin fëmijët e tyre shkonin në shkollë ishte në gjendje të mjerueshme, aq sa ka marrë flakë në ecje pas jo më shumë se 5 km nga vendi ku ishte nisur.
Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen.
Diskutime rreth kësaj post