Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko komentoi qëndrimin e Sali Berishës, i cili tha se do bënte gjithçka për ta rikthyer PD aty ku ka qenë, nëse përjashtohet nga grupi parlamentar.
Ai tha se Berisha duhet të kishte folur, nëse ai beson me vërtet se vlerat e Partisë Demokratike janë bjerrë gjatë viteve të fundit.
“Berisha është zë potent në PD, ai edhe kur nuk flet flet, jo më pastaj kur flet. Në rastin konkret Berisha duhet të kishte folur nëse PD i janë bjerrë vlerat këto vite, duhet të kishte folur, që të mos zbehej në vlerat e veta”, – tha ai.
Deklaratat se PD-ja është në ditët e saj më të këqija për z. Bejko tregon se Berisha nuk ka mbajtur qëndrime koherente.
“Duhet ta kishte bërë këtë dhe kjo tregon se z. Berisha nuk e ka bërë këtë gjë. Përderisa e pranon se PD është në ditët më të këqija, por i folu subkoshienca dhe na tregoi një të vërtetë. Prisja që Berisha ta furnizonte PD me ide”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post