Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar vizitën më të fundit të kryeministrit të vendit Edi Rama në Gjermani, por që nuk u takua me kancelaren Merkel dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të CDU.
Biberaj shprehet se ky refuzim i Ramës nga drejtuesit politikë gjermanë është “mbyllje dere nga Bashkimi Europian dhe politika ndërkombetare”.
Më tej ai shton se në sytë e ndërkombëtarëve, Edi Rama është aliazhi i një kryeministri që vjedh zgjedhjet me bandat për të mbajtur pushtetin.
Postimi i plotë:
“Te dashur miq,
Refuzimi i kancelares Angela Merkel per te takuar Edi Ramen ne Berlin, i shoqeruar kjo edhe me refuzimin e drejtuesve te Bundestagut Gjerman dhe i drejtuesve politike te maxhorances CDU/CSU, ishte nje perplasje dere ne fytyre per krye-mashtruesin e Shqiperise, i cili u perpoq prej 7 vitesh qe t’i hedhe hi syve nderkombetareve duke i mashtruar per reformat ne Shqiperi, nderkohe qe ketu bente te kunderten.
Mbyllja e deres nga gjermanet eshte ne fakt mbyllje dere nga Bashkimi Europian dhe politika nderkombetare. Refuzimi gjerman r ben nul moralisht edhe mandatin e drejtuesit te radhes te OSBE-se, te cilin ndonese e kishte dhurate nga qeverisja e PD-se, me imazhin nderkombetar qe ka krujuar Edi Rama, s’arriti ta perdore ne asnje rast, pasi as Llukashenko nuk e pranoi si negociator per te zgjidhur krizen politike ne Bjellorusi.
Edi Rama eshte sot ne syte e nderkombetareve aliazhi i nje kryeministri qe vjedh zgjedhjet me bandat per te mbajtur pushtetin dhe perdor pushtetin politik, administrativ, mediatik dhe mafioz per te vjedhur zgjedhjet, i nje pokitikani qe solli krimin ne parlament, qe shkriu Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte dhe gjykatat e tjera qe te mos kete kush t’a gjykoje, i nje simboli te korrupsionit qe e shnderroi vendin e vet ne Kolumbine dhe Meksiken e Europes, i nje autokrati te pa afte dhe profan qe e keq perdori pandemine per pushtetin dhe pasurimin e tij dhe te klikes se tij, i nje politikani me mantalitet dhe psikologji tipike moniste/komuniste qe zhvilloi votime vendore moniste ne vitin 2019, i nje megallomani qe s’i mjaftoi shkaterrimi i Shqiperise por u fut ne pazare te ndyra anti-shqiptare ne Ballkan me sllavet per te ndare dhe copetuar Kosoven.
As nuk behet fjale me qe ne te marrim ftesen per hapjen e negociatave me kete kryeminister karagjoz dhe te papergjegjshem, me kete parlament ilegjitim te mbushur me karnavale, dhe me kete qeveri matrioshkash/kukullash ruse.
Tani qe nderkombetaret i kane hequr vizen “liderit global” na mbetet ne shqiptareve qe ta flakim tej kete karikature te shemtuar politike qe e katandisi Shqiperine si mos me keq! Ora e se vertetes, ora e fitores po afron!”, ka shkruar Biberaj.
Diskutime rreth kësaj post