Njëra nga fotografitë më të mira të vitit 2015 sipas The Guardian është ajo e bisedës ndërmjet dy nga njerëzit më të fuqishëm në botë, kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidentit të ShBA-ve, Barack Obama.
Kjo foto është shkrepur më 8 qershor në Gjermani nga Michael Kappeler gjatë samitit të G7, që ishte mbajtur në Schloss Elmau të Bavarisë, transmeton Koha.net.
Fotografi i EPA-së, Kappeler, i cili ishte në momentin dhe kohën e duhur për të kapur një nga fotografitë më të mira të këtij viti, tregon se si ka ardhur deri të fotoja.
“Më 8 qershor ne sapo kishim përfunduar fotografinë e madhe me të gjithë krerët që ishin përballë Schloss Elmau, gjatë samitit të G7-ës. Dallova Obaman të ulur i vetëm dhe mendova: kjo është pamje shumë e mirë. U mundova ta kap, por kishte shumë roje përreth. Merkeli arriti dhe papritmas e kisha rastin. Në momentin që Merkeli i hapi duart, kjo ishte më pak se një sekondë. Askush nuk ishte duke fotografuar në atë çast, kjo ishte aksidentale. Më pas kjo foto është përdorur në ballinë nga të gjithë në botë”, është shprehur Kappeler.
Diskutime rreth kësaj post