Pas “BBV3”, ai sqaroi më tej se Egla kishte marrë një mundësi të dytë kur ishte rikthyer në shtëpi, çka u kundërshtua nga Meriton. Meriton i tha se lojërat me deklarata si “unë jam fituesi” janë të kota sepse publiku ka vendosur dhe duhet ta pranojë humbjen. Juli u përgjigj se e dinte gjithçka.
Meritoni vazhdoi duke thënë se ishte më shumë ai fituesi i publikut sesa Juli, duke theksuar se duhet ta pranonte humbjen. Juli përmendi se që në 7 prill, kur Egla u rikthye, kishte pasur një reagim ndaj zhvlerësimit të zarfit të zi. Sipas tij, kthimi i saj i kishte dhënë Eglës një mundësi të padrejtë për të arritur në finale dhe ai gjithmonë kishte dëshiruar që Egla të ishte në finale dhe në podium. Juli gjithashtu shtoi se nuk e kishte parë Meritonin si konkurrent.
Meriton e kritikoi duke thënë se Juli po bie në kundërshtim me veten, pasi kishte mbështetur Eglën për finale, ndërsa ai dhe Egla kishin luajtur së bashku dhe kishin pasur një aleancë.
FaberMedia
Diskutime rreth kësaj post