Me rikthimin e Meriton Mjekiqit në “Big Brother VIP”, pas disa ditësh qëndrimi në dhomën e bardhë, kanë filluar sërish përplasjet mes tij dhe Romeo Veshajt.
Dyshja që jashtë programit njiheshin bashkë, janë kthyer në “armiq” të njëri-tjetrit duke debatuar shpesh edhe me tone të larta.
Madje debatet mes tyre kanë shkuar deri në përmendjen e familjarëve, ç’ka ka nxitur edhe reagimin e gjysmës së Romeos, Donaldit.
Ky i fundit ka bërë një postim në Instagram teksa shkruan:
“Paska ardh koha e burrave o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje të njerëzish nga jashtë she ngacmime të vajzës që ke në krahë. Kjo na qenka trimëria o trima? Romeo nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngel shpirti.”- shkruan Donaldi.
Diskutime rreth kësaj post