Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Merita Halili, e cila prej shumë vitesh jeton në SHBA, është rikthyer në Shqipëri, ajo është pyetur mbrëmjen e sotme nga gazetarët e vegjël në “Kurthin e Piter Pan”, për jetën e saj në Amerikë, duke zbuluar se aty jep mësim së bashku me bashkëshortin Raif Halilin për komunitetin shqiptar që jeton atje.
“Jap mësim kanto për studentët tanë që kemi në fakultet bashkë me Raifin. Ai i jep mësim orkestrës dhe grupit të ansamblit shqiptar atje që kemi hapur një degë të muzikës ballkanike edhe unë mësoj këngëtarët që të këndojnë shqip dhe sigurisht që mësoj dhe brezin e ri si ju, jam edhe mësueses në shkollën fillore”, u shpreh Merita Halili.
Diskutime rreth kësaj post