Nga: Meri Lika
Morali dhe politika janë dy terma, të cilët në politikën e kohëve moderne e kanë të pamundur të ecin së bashku, tashmë ka ikur koha e politikanëve me moral dhe ka ardhur koha e politikanëve vegla dhe interesaxhinjë.
Pikërisht një prej këtyre të fundit është Enkelejd Alibeaj dhe pas tij Lulëzim Basha.
Enkelejdi, ai që iu jep suspance rrokjeve dhe thekseve të fjalëve, ai që e mendon veten lider suprem të opozitës, dje e mprehu shpatën sërish duke përjashtuar disa anëtarë të tjerë.
Aksionet e herë pas hershme të tij, të stilit alla diktaturë, me përjashtime nga partia, më sjellin ndër mend një shprehje, që pak a shumë thotë se për një përballje të drejtëpërdrejtë të duhet një fytyrë dhe për një përballje indirekte të duhet një parti.
Grupi vula, në fakt nuk dua t’i përfshi të gjithë deputetët që ndodhen në krahë të grupit vula, sepse disa prej tyre më dhimbsen për faktin që nuk po munden të gjëjnë forcë në vetvete të marrin vendimin e drejtë (gjithmonë sipas mendimit tim), por po flas për ata që trazojnë dhe duan të mbajnë gjallë një parti tjetër demokratike e cila nuk ka elektorat ama ka administratë që funksionon dhe merr vendime.
Merr vendime, po për kë?
Është e vërtetë shprehja se shpresa vdes e fundit, por të shpresosh në kthimin e Lulëzim Bashës, madje të luftosh për ta bërë që këtë mendim sa foshnjarak aq dhe pa bosht ta besojnë edhe të tjerët është si të besosh se duke kapërcyer ylberin mund të ndërrosh gjini.
Zvarritjet që po iu bëhen vendimeve të gjykatave të cilat duhet të ndajnë përfundimisht se kujt i përket partia, janë loja më e pamoralshme që është duke u bërë nga pushteti me mbështetjen e grupit Basha – Alibeaj – Bardhi, për ta lënë vendin pa opozitë dhe që qeverisja më e korruptuar që kanë patur ndonjëherë shqiptarët të vazhdojë të pushtetojë pa u trazuar nga njeri.
Sa herë që shkruaj për opozitën pa elektorat po me administratë, gjithmonë vendos veten në një pozitë të tillë dhe mendoj se si do të veproja.
E kam thënë që në krye të herës se nëse do të isha në vendin e tyre, sigurisht që do të isha tërhequr duke i dhënë partinë pjesës më të madhe të elektoratit, sigurisht që nuk do të vazhdoja të isha objekt diskutimi, talljeje, replikash, përçmimi, pazarizimi, bashizimi e lulizimi por edhe ballazimi e ramazimi sepse ende vazhdoj të kem moral, sepse ende vazhdoj të kem ideale, sepse ende vazhdoj të mendoj (fatkeqësisht njësoj si Hitleri) se qesharaken nga dinjiteti i ndan vetëm një hap e asnjëherë, me vetëdije, nuk do të kisha hedhur këtë hap.
Por unë nuk jam në vend të Alibeajt dhe më vjen mirë për veten time për këtë. Më vjen mirë që jam në anën e atyre të cilët kanë të drejtë dhe munden të flasin për këtë që po ndodh, jo sepse jemi të gjithëditur, por sepse na e kanë dhënë mundësinë këta të pakarakterë e cipëplasur, të cilët po i bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm vendit.
Më vjen mirë që jam në anën e atyre të cilët ende e kanë të pashitshme veten, që ende janë njerës me dinjitet dhe me moral.
Më vjen mirë që jam në anën e atyre të cilët ende ruajnë brenda vetes ideale, jo ideale partie por ideale dinjiteti, njerzillëku, përgjegjshmërie shoqërore, ideale morali nga ai morali i brendshëm që nuk preket por thjesht pa patur nevojë për prova shikohet.
Më vjen mirë që NUK jam në anën e moralit të pamoral dhe të dinjitetit pa padinjitet të Alibeajve sepse sot do të më vinte turp nga vetja nga ky biçim morali e biçim dinjiteti të cilët tashmë njihen botërisht dhe nuk kanë më nevojë “për prova të mëtejshme”.
Këtë pjesë të fundit të fjalisë po ja theksoj Alibeajt me këto terma sepse duke qenë jurist ai duhet ta kuptoj këtë edhe nga ligjore, sqaruar qartë e pastër tek Ligji 44/2015 datë 30.04.2015 “Kodi i Precedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Neni 80 “Kuptimi dhe mjetet e kërkimit të provës”, pika 3, ku thuhet se “… faktet e njohura botërisht … nuk kanë nevojë për prova të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post