Analisti Mentor Nazarko, teksa ka folur për përplasjen mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, deklaroi se kreu i shtetit tashmë është kthyer në një personifikim të opozitës.
Ai tha se Meta ka gjetur mënyrën për t’i dhënë mesazh Lulzim Bashës.
“Mënyra si po luan presidenti, e vendos në hije liderin e opozitës. Në vende të dobëta me demokracinë si yni, opozita mund të identifikohet edhe me një person të vetëm. Në këtë kuptim, Presidenti është personifikuesi i liderit opozitar më të fuqishëm. Meta po përfaqëson vetëm njërën palë dhe po zëvendëson opozitën. Presidenti Meta ka gjetur mënyrën për t’i dhënë mesazh Lulzim Bashës”, tha Nazarko për News24.
Diskutime rreth kësaj post