Në Gjykatën e Apelit, dy grupimet e Partisë Demokratike, kanë parashtruar sot argumentet për atë se kush ka të drejtë të ketë vulën e kësaj partie.
Analisti Mentor Nazarko, thotë se nëse gjykata jep vendim pro Berishës, atëherë Partia Demokratike nën drejtimin e tij nuk do ketë përkrahjen e SHBA.
“Ky vendim është i lidhur me ballafaqimin e ardhshëm që janë zgjedhjet lokale. ShBA që në verën e viti që shkoi kanë ledhuar atë “krcënimin” nëse ju do zgjidhni një njeri si Berisha në krye të PD. Deri tani SHBA dhe i gjithë faktori ndërkombëtar, miqtë ndërkombëtarë që kanë vizituar Shqipërinë, kanë preferuar të vizitojnë partinë e udhëhequr nga z, Alibeaj ose atë që është ngarkuar që ta udhëheq dhe në momentin që gjykata merr një vendim që do legjitimonte Berishës, atëherë kjo është një pikëpyetje e madhe se çfarë do të ndodhë. Për SHBA ngjan e qartë. Ata kanë bërë të qartë që jo vetëm në nivel ambasade, por edhe me Escobar se nuk do kenë një komunikim me PD si kjo. Kjo nuk është një lajm i mirë për opozitën ne vend, por ky është fakt, që pritet të konfirmohet nga një vendim i gjykatës, që me gjasë mund të jetë në favor të pjesë së PD, të udhëhequr nga Berisha”, tha ai.
Ai thotë se me një rikthim të mundshëm të Berishës në krye të PD, gjuha dhe retorika politike do të ndizet, por ideja dhe prania e tij shtoi Bazarko nuk krijon frymë tek elektorati.
“Jeta politike do ketë rritje të ashpërsimit të gjuhës, dhe ky është elementi i parë dhe më i rëndësishmi. Mund të kemi shtim të alternativave në kopshtin opozitar, që do tentojnë të krijojnë subjekte të reja dhe kjo është elementi i dytë dhe elementi i tretë; ky lloj i të bërit opozitë, që Berisha di të bëjë, dhe nuk heziton ta bëjë, pa drojë, nuk është tërheqëse elektoralisht në shekullin e 21. Një embargo në komunikimin ndërkombëtar ndaj kësaj partie, si psh SHBA, do ketë ndikim te pjesa gri, e cila nuk do të përfaqësohet nga kjo parti, e cila nuk ka komunikim ndërkombëtar. Nuk krijon dot frymë”, tha ai.
Mes tjerash, Mentor Nazarko pohon se grupimet në PD, dhe kundërshtarët e Berishës do kenë mbështetje perëndimore.
“Do ketë edhe mbështetje perëndimore për sfidantët dhe kjo ka probabilitet të lartë. Skenari i afirmimit të Berishës në krye të PD, është skenari më i dëshirueshëm për z. Rama”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post