Gazetari Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai tha se Foltorja do hapë një proces zgjedhor ndërsa kuvendi i Bashës do ketë thjeshtë një rikonfirmim.
Komenti i Kikias:
“Sa më shumë afron data aq më shumë ashpërsohet gjuha. Na duket sikur ka epoka që këto të dy kanë qenë bashkë. Është thënë gjithçka. Ajo që pritet të vendosë është 11 dhjetori dhe 18 dhjetori, dy kongrese të së njëjtës parti duke konfiguruar dy parti. Foltorja do hapë një proces zgjedhor ndërsa kuvendi i Bashës do ketë thjeshtë një rikonfirmim. Por unë shikoj 2 PD”, shprehet Kikia.
Diskutime rreth kësaj post