Gazetari Mentor Kikia shprehet se ‘Foltorja’ e Berishës është një demonstrim i dëshirës për demokraci. I ftuar në emisionin ‘Debat’, Kikia vuri theksin se mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së në 11dhjetor.
“Foltorja është zhvillimi më i rëndësishëm politik pas atyre të viteve ’90. Është vënë në një stad rithemelimi partia më e madhe opozitare në vend dhe një përpjekje për një standard të ri politik. Foltorja është një demonstrim i dëshirës për demokraci, pasi nëse është apo jo demokraci kjo që po ndodh, pritet të shihet pas datës 11 për të parë se çfarë qëndrimi do të mbajë frymëzuesi i kësaj lëvizjeje. Unë nuk mendoj se është e njëjta gjë rikthimi i Berishës në krye të PD me rikthimin e demokracisë”, tha Kikia.
Më tej, Mentor Kikia u shpreh se, “nëse Berisha do të parakalojë triumfator në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe të thotë demokracia shpëtoi se u riktheva unë, aty ka marrë fund demokracia dhe Partia Demokratike”.
“Berisha ka qenë edhe më herët në krye të partisë dhe nëse do të kishte dashur t’i bënte të gjitha do t’i kishte bërë në atë kohë. Mbetet për t’u provuar se çfarë do të ndodhë më 11 dhjetor. Nëse Berisha do të parakalojë triumfator në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe të thotë demokracia shpëtoi se u riktheva unë, aty ka marrë fund demokracia dhe Partia Demokratike, së bashku me ëndrrën për demokraci. Nëse Berisha do të ketë dëshirën dhe vullnetin që më 11 dhjetor të hapë një proces me dy shtylla, riformatimin e ligjeve që funksionon një parti dhe të hapë një proces zgjedhor real, nëse ai do të thotë unë jam tani, atëherë PD ka mbaruar. Deri tani kemi parë vetëm pjesën festimeve të betejës politike”, u shpreh Kikia.
Diskutime rreth kësaj post