I ftuar në “Log” analisti Mentor Kikia, tha se protesta e 7 korrikut, i duhet Berishës tani për t’i dhënë një kolpo tjetër luftës së brendshme politike, por edhe për të marrë pushtetin.
“Berisha po e bën protestën tani sepse nëse nuk lëviz tani i bie të bëhen dy muaj e gjysmë pushime, pra ka zgjedhur të mos bëjë pushime. Ka nevojë t’i japë një kolpo tjetër luftës politike si brenda partisë së vet. Berisha po kërkon t’i fusë marshin e dytë luftës politike. Unë mendoj se ai po bën gjënë e duhur. E dyta arsyeja e dytë e protestës është për të ardhur në pushtet”, u shpreh Kikia.
Diskutime rreth kësaj post