Ngjarja e rëndë që ndodhi në Himarë ditën e djeshme ka shokuar opinionin publik, në reagim masiv erdhën nga të gjithë shtresat e shoqërisë.
Në një lidhje me Skype për ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri.Tv, gazetari Mentor Kikia i cili u shpreh se kjo është një përgjegjësi direkte e shtetit dhe duhet të mbahet përgjegjësi.
“Kjo nuk është një ngjarje e veçuar por një ngjarje e cila është drejtpërdrejtë faji dhe katrahura ku ndodhet shteti. Ngjarja e ndodhur në Himarë ishte pasojë e një logjike të funksionimit të shtetit si një sërë institucionesh si ajo e drejtësi, mbrojtjes dhe ministrinë së brendshme.
Këtu ka munguar krijimi i një standardi për të reaguar në situata të tilla dhe reagimi i tillë që policia bëri sot nuk është pjesë e normales pasi nu kmund të ndalojmë motorrat u ujit, por duhet të vendoset një perimetër siguria ku njerëzit kanë mundësinë të argëtohen dhe jo që të futen në plazhet ku njerëzit notojnë.
E njëjta situatë dhe ngjarje ka ndodhur edhe në të kaluarën ku një turist i huaj u vra nga këto mjete motorike pra kjo është një problem i cili ka vazhduar në mënyrë permanente në vendin tonë.
Reagimi agresiv që pati pas ngjarjes erdhi si pasojë se çdo njëri nga ne mendoi se në vendin e asaj vajzës së shkretë ishte vajza dhe fëmija e vet”- u shpreh Kikia.
Diskutime rreth kësaj post