Evi Kokalari, edhe pse ka deklaruar se do të largohej nga politika pas zgjedhjes së strukturave të PD, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Përkundrazi, nga SHBA ajo po sulmon të rinjtë e PD, ku edhe ka udhëzuar kryetarët e degëve se kë të votojnë.
Për këto veprime të saj, gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër.
Postimi i plotë:
“Me falni, kjo ishte ajo PD-ja e re, qe gati-gati po ma prishte mendjen edhe mua?
Nese Belind Kellici nuk arriti qe te futet ne forumet drejtuese te PD-se se re te Berishes, sepse keshtu ka “urdheruar” apo lobuar Evi Kokalari, ky eshte nje turp i madh demokratet.
Kjo grua, qe ka deklaruar nja 7 here se e ka mbaruar misionin e saj ne Shqiperi “ me rikthimin e demokracise”, dhe do te rikthehet ne Amerike te riktheje edhe Trampin ne Shtepine e Bardhe, shkruan sikur te jete kryetarja hije e kesaj PD-se re.
Une nuk besoj se opoziten ne Shqiperi do te beje nje grua si kjo, as 100 si kjo, por nese demokratet nuk e votuan Belind Kellicin sepse ua ka kerkuar kjo, atehere duhet bere gjithçka qe kjo gjysme PD-je te mos shkoje asnje hap me tutje nga ketu ku eshte.
PD-ja qe po vjen me premtine ringritjeje, rithemelimi, rigjallerimi etj etj, nuk gjen force te mbeshtese njerez te rinj, te talentuar e premtues si Belindi, per te shpresuar per vizione te rej, energji te reja…
Po pse more derdimene me Berishen dhe Kokalarin mendoni ju se do te mobilizoni shqiptaret per te rrezuar socialistet nga pushteti?
Nese shkoni me mendjen se Rama eshte kaq shume i korruptuar seqe shqiptaret do ua japin juve voten, thjeshte per ta larguar ate nga pushteti, harronjeni, mbajeni lugen ne brez.“-shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post