Analisti Mentor Kikia është shprehur se nëse nuk do të ketë votë masive për të bërë përmbysjen në 14 maj, atëherë sipas tij, kjo tregon se shqiptarëve nuk ju bën përshtypje korrupsioni i qeverisë.
Komentet Kikia i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se nëse opozita fiton zgjedhjet e 14 majit, atëherë shkon e sigurt drejt fitores së zgjedhjeve në vitin 2025.
Nga ana tjetër, Juela Meçani tha se kryeministri Edi Rama i ka trajtuar shqiptarët gjatë fushatës si qytetarë të dorës së tretë.
Meçani: Në njëfarë mënyre, Rama i ka trajtuar gjithë shqiptarët sikur janë të dorës së tretë. Se pse e ka ulur kaq shumë stekën Edi Rama nuk e di. Një siklet të madh e ka. E nisi sikur e kishte marrë lehtë. Disa nga kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një rritje shumë të madhe, për 4 javë janë rritur në rreth 12-13 %. Administrata ka qenë në rreshtore. PS luan vizualisht me ndarjen përmes karrigeve, etj. Administrata në përgjithësi thërritet nga partia në pushtet nën armë. Kemi krybashkiaken e Durrësit që në orarin e mësimit ka dalë me gjimnazistët krah Ramës në fushatë. Është luftë klasash këtu. Ta them unë.
Kikia: Ne nuk kemi fuqi sa të impaktohemi nga zgjedhjet e tjera. Nëse socialistët i marrin zgjedhjet vendore, është e sigurt që at ai marrin zgjedhjet e 2025. Nëse opozita nuk fiton në 14 maj, nuk do të ketë fuqi të riorganizohet. Sepse opozita pret rezultatin e 14 majit për të grisur flamurin e bardhe dhe të riorganizohet. Nëse opozita fiton këto zgjedhje, shkon me siguri drejt zgjedhjeve vendore. Fitore quhet fitorja e qendrave të mëdha politike, urbane dhe ekonomike. Nëse nuk do të ketë votë masive për të bërë përmbysjen në 14 maj, atëherë kjo tregon se ne nuk na bën përshtypje korrupsioni dhe skandalet.
Diskutime rreth kësaj post