Analisti Mentor Kikia mendon se Sali Berisha ngriti “Foltoren” e demokratëve për arsye personale.
“Pretendimet e tij se ka hyrë për të kthyer demokracinë brenda në parti rrëzohen sespe ai e nisi kryengritjen pasi u përjashtua nga grupi parlamentar. Deklarimi publik i kandidimit për kryetar hap fazën e dytë të këtij procesi qe vendos edhe një argument më shumë tek
arsyes se pse Berisha e nisi këtë proces.”-shprehet Kikia.
“Basha e ka për detyrë të jetë në Kuvend, vendimet merren edhe pa prezencën tij.”-tha Bylykbashi.
Megjithatë, pavarësisht arsyeve Kikia mendon se ky proces është pozitiv jo vetëm për PD-në, por për gjithë mjedisin politik në vend.
“Jam shpresëplotë që pavarësisht se çfarë do prodhojë, kjo do të jetë një shkundje për mënyrën se si funksionojnë partitë. Fakti që Berisha kandidon për kryetar ngre pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e PD-së. Do kemi një PD të unifikuar të drejtuar nga Berisha sepse unë jam shumë i bindur që me Berishën kandidat kryesor për kryetar partie, çdo kandidat tjetër do mbetet me një votë-mbështetje fare modeste. Do kemi një rikthim të Berishës edhe në ditë simbolike.”-tha Kikia.
Diskutime rreth kësaj post