Zhvillimet e fundit politike në PD, për analistin Mentor Kikia, tashmë kanë kaluar edhe në një front tjetër, përveç krizës së brendshme, edhe atë me LSI.
Kikia, tha se kjo aleance mes dy aleatëve, ka kohë që ka mbaruar, kurse në fokus po shihet një aleancë e re, por e vjetër, Berisha-Meta për të organizuar frontin opozitar.
Deklarata e Kikias:
“Aleanca ka mbaruar sepse që pas zgjedhjeve, mbaroj gjithçka , nuk ka pasur më komunikim, më pas u konfirmua nga një qëndrim publik i Bashës i cili renditi në të njëjtën listë kundërshtarin e tij Berishën brenda partisë dhe presidentin Meta, de juro dhe de facto, si liderin e LSI. Sot ishte një qëndrim publik dhe shpallje e hapur e të gjithë mozaikut të luftës politike tashmë edhe në frontin opozitar. LSI, është me të njëjtin qëndrim që ka Berisha mëse dy muaj ndaj Bashës. Shikoj një aleancë të vjetër Berisha-Meta, për të organizuar frontin opozitar”, tha Kikia.
Diskutime rreth kësaj post