Gazetari Mentor Kikia tha se ish-kryeministri Sali Berisha në këtë betejë nuk është për parime sepse për parime mund ta ndërmerrte edhe në vitin 2017 apo 2021.
Deklarata e Kikias:
“A është Berisha në këtë betejë për parime? Unë them jo sepse për parime mund ta ndërmerrte edhe në vitin 2017 apo 2021. Ai u hodh në këtë betejë kur iu cenua interesi personal. Çfarë do të prodhojë kjo lëvizje? Berisha ka mundësinë që të ngelë në historinë e partisë Demokratike; nëse ai ka hyrë në këtë kryengritje politike thjeshtë për hakmarrje për atë që bëri, dhe më pas të çojë një Bashë tjetër, unë mendoj se ky do të jetë fundi i PD-së. Nëse ai ka hyrë për parime për të rithemeluar PD-në, por do të ndezë zjarrin e do të rrijë në anë”, tha Kikia.
Diskutime rreth kësaj post