Kikia thekson se ai është kryeministër dhe paguhet me taksat tona për të bërë punën e tij, ndërsa në fund shkruan, “O ju dhje… mu në këngë”.Gazetari Mentor Kikia ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama teksa rri në këmbë e dëgjon grupin e iso-polifonisë nga Salaria t’i këndojnë këngë, “Tu bëftë dita një mijë”.
Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, Kikia ju bën thirrje teksa shkruan “Lëreni këngën por shikoni e matini punën, po e beri mirë, jepini sërish votën, po s’e bëri mirë, hiqeni.”
Ndër të tjera, Kikia thekson se ai është kryeministër dhe paguhet me taksat tona për të bërë punën e tij, ndërsa në fund shkruan, “O ju dhje… mu në këngë”.
Shkrimi i plotë:
“Na shkoi jeta duke kënduar: Tu bëftë dita një mijë!
Jam shumë i bindur se Rama i opozitës(së dikurshme) do të qeshte me këtë Ramën e qeverisë sot, kur rri në këmbë e degjon lebërit ti këndojnë këngë, “Tu bëftë dita një mijë”.
Por megjithatë nuk është çështje e Ramës kjo. Ndoshta edhe mua mund të më pëlqente nëse do ma bënin një këngë, qoftë edhe me një strofë… Eshtë çështje e popullit. Me ka munduar vazhdimisht pyetje: Përse ne u këndojmë të gjithë udhëheqësve? Përse e kemi kaq të lehtë ti kushtojmë këngë gjithkujt? Ose, më saktë, përse kushton kaq lirë kënga këtu?
I kemi kënduar Enver Hoxhës sa rryli i fytit na doli. Nga festivalet popullore deri tek festivali i pionierëve, në dasma e ditëlindje. I kënduam më pas Sudes e Xhaferrit, Gjallicës dhe Vefës. I kënduam Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës e LSI-së, dhe tani Edi Ramës, i cili ka nga një këngë për çdo dorë asfalti që hedh në fshatrat e Jugut.Mos vallë duhet kërkuar tek sjellja jonë edhe fati jonë? A nuk jemi ne vetë që i idhullojmë udhëheqësit tanë, i ngrejmë në piedestal, i mbështesim të bëhen .diktatorë, satrapë, sadistë, haj.dutë, auto.ritaristë…
O ditëzinj! Ai është kryeministër, është nëpunësi më i lartë i qeverisë, që paguhet me taksat tona, dhe është aty për të bërë punën e tij. Lëreni këngën por shikoni e matini punën. Po e beri mirë, jepini sërish votën, po s’e bëri mirë, hiqeni.O ju dhje… mu në këngë.” – shkruan Kikia.
Video:
Diskutime rreth kësaj post