Ministri i Jashtëm grek Vasilis Kaskarelis ka takuar homologen Olta Xhaçka në samitin jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që po zhvillohet në Oslo.
Gjatë bisedës me të, Kaskarelis ka kërkuar lirimin e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, dy qytetarë të minoritetit grek, të cilët janë burgosur me akuzën për blerjen e votave gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, akuza të cilat i kanë mohuar dhe i kanë cilësuar si inskenime politike.
Beleri është kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ndaj të cilit sot u caktua përfundimisht se do të qëndrojë në burg. Bashkëpunëtori i tij u dënua vetëm me detyrim paraqitje.
Diskutime rreth kësaj post