Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur mbi një ngjarje të rëndë në ’97-ën ku është kërcënuar me jetë. Në një intervistë për emisionin “Jeta pa filtër” Topalli kujton momente tmerri, me kallash mbi kokë në fushatë elektorale dhe e vetmja gjë që i shkoi ndër mend ishte vetëm të dëgjonte zërin e djalit të saj, atëherë vetëm 3 vjeç.
Ajo më tej shprehet edhe për situata kur përplasjet brenda opozitës kanë qenë nën një presion të fortë, deri kur vendosi të largohet nga Partia Demokratike si edhe flet për ditët e para që ka hyrë në këtë formacion politik.
Bashkë me Topallin kanë shkëputur përjetimet e tyre, jo gjithmonë të këndshme ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post