Gjatë një interviste televizive ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se gjatë fushatës ka qenë i tërhequr. Ai tha se mendonte se do të fitonte Partia Demokratike në këto zgjedhje.
Deklarata e Berishës:
“Unë gjatë fushatës kam qenë i tërhequr dhe nuk kam bërë fushatë. Nuk kam dalë në asnjë rrugë apo në ndonjë takim. Nga dita e parë e fushatës deri te e fundit, Facebook-u im ka qenë në dispozicion të çdo garuesi, përveç Sali Berishës.
Gjatë kësaj fushate nuk ka pasur asnjë status për veten. Unë kisha një vendim timin, i cili është zero tani, që të mos çaja fushatën, që të mbetej e lideri. Unë besoja se do të fitonim dhe prandaj kam bërë gjithçka që kjo të realizohej. Nuk mund t’ia lejoja vetes unë që të thonin se fitorja i takon liderit”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post