Partia e Marine Le Pen doli e treta në zgjedhjet e fundit parlamentare të Francës pavarësisht pritjeve për një fitore tronditëse.
Rezultatet i ka komentuar kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila tha se asnjë parti franceze nuk doli fituese në zgjedhjet legjislative të sapopërfunduara, në të cilat Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) u mposht në vendin e tretë nga një koalicion i majtë dhe blloku qendror i presidentit francez, Emmanuel Macron.
Duke folur në Uashington, ku po merr pjesë në samitin e NATO-s, Meloni tha se interpretimi i rezultateve si një disfatë për partinë e Le Pen ishte i thjeshtë.
“Unë mendoj se, nëse duam të shohim atë që ndodhi në Francë, e vërteta është se askush nuk mund të këndojë fitoren”, tha ajo dhe shtoi se “ishin tre koalicione: asnjë nga të tre nuk mbizotëroi, asnjë nga të tre nuk është në gjendje të qeverisë i vetëm. Mund të them nga përvoja personale se është më e lehtë të qeverisësh kur jeni bashkë sepse ndani ide sesa kur jeni bashkë sepse ndani një armik”, deklaroi ajo.
Diskutime rreth kësaj post