Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkon që të blejë një vilë private në Shqipëri, me pishinë, kopsht privat dhe me pamje nga deti. Mediat italiane shkruajnë se marrëdhëniet mes dy vendeve Shqipërisë dhe Italisë mund të intesifikohen më tej, nëse dëshira e Melonit realizohet.
Gjithashtu bëhet fjalë për një vilë në një zonën të Palasës, ku çmimi i saj shkon në qindra mijëra euro. Palasa prej kohësh është kthyer në një “mollë të ndaluar” për qytetarët e thjeshtë, pasi vilat e ndërtuara ata kapin shifra marramendëse. Meloni ishte një vit më parë në Vlorë për të kaluar pushimet e saj ku ndenji për tre ditë në rezidencën qeveritare, ku u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.
Por mesa duket ky nuk ka qenë qëllimi i saj i vetëm, ose ajo është mrekulluar nga bukuria e jugut të Shqipërisë, duke kërkuar që të ketë edhe pronën e saj. Kështu Meloni do të jetë shumë afër edhe kryeministrit Edi Rama, i cili pushon në vilat qeveritare në Vlorë, dhe ndoshta tani do të takohen edhe me shpesh, me atë që kreu i qeverisë e cilëson si motra e vogel e Shqipërisë. Mediat italiane shkruajnë po ashtu se Meloni prej kohësh ishte në kërkim të një investimi të ri, dhe se ëndrra e saj ishte një vilë me pamje nga deti, me pishinë private dhe kopsht.
Investimi nuk do të ishte vetëm ekonomik, por edhe, mbi të gjitha, politik. Njësoj siç bëri Silvio Berlusconi kur bleu vilën në Lampedusa për të qenë më afër banorëve të ishullit dhe për të mos i bërë ata të ndihen vetëm. Meloni është në kontakt të ngushtë me Shqipërinë duke pasur parasysh projektin për ndërtimin e qendrave të pritjeve të emigrantëve. Një zgjedhje, nëse përfundon shitja, e cila do të “çimentojë” marrëdhënien mes Romës dhe Tiranës. Ndërkohë, përflitet se Meloni mund të shijojë disa ditë relaksi në Sardenjë, ku mund të takohet me Marina Berlusconin.
Diskutime rreth kësaj post