Ditën e djeshme Mevlani shpërtheu keq ndaj Melisës në “Përputhen”. Gjithçka nisi nga takimi i saj me Elvisin, të cilin Mevlani e priti me shumë kritika dhe ofendime. “Për mua je zero”, i tha ai.
Në puntatën e sotme, Mevlani u shpreh i penduar për reagimin e tij. Ai tha se nuk duhet ta kishte hedhur poshtë Melisën për asgjë. Pas ndjesës së tij, Melisa u ngrit për ta përqafuar.
“Melisa është vajza e vetme këtu që nuk duhet ta kisha hedhur poshtë për asnjë lloj gjëje. Hyrja e Ledjanës nuk ka qenë motiv që unë të ofendoj Melisën, ai ka qenë debat e sipër dhe unë e thashë fjalën. Mund t’i kërkoj dhe falje, nuk është problem, sepse kam respekt si person”, tha Mevlani.
“Unë dy minuta nerva kam”, tha Melisa.
Diskutime rreth kësaj post