Syri i një fotografi kap gjithçka. Edhe detajin më të vogël. Dhe kësaj radhe ai bëri të pavdekshëm një moment që i thotë të gjitha. Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump në G7 në Biarritz të Francës e përshëndet kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau me një puthje, por ka një moment kur shikimi i saj është mjaft domethënës.
Nga pamjet e tjera është e qartë se është vetëm një përshëndetje, por kaq ka mjaftuar që në rrjet të plasin komentet nga më të ndryshmet. Gjithçka ndodhi të dielën kur zonjat e para të G7 – pasi kishin lënë bashkëshortët e tyre në Biarritz – u larguan me zonjën e shtëpisë, Brigitte Macron.
Grupi i organizuar për ekskursionin ishte i përbërë nga 6 zonja të para dhe në qendër të vizitave ishte …“speci djegës”.
Diskutime rreth kësaj post