Këshilli i Europës, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian miratuan marrëveshjen për rregulloren e re të mekanizmit të pezullimit të heqjes së vizave.
Arsyet që mund të çojnë në pezullim janë zgjeruar, duke përfshirë rënien e bashkëpunimit për riatdhesim, rritjen e normës së refuzimit të aplikimeve për riatdhesim, përfshi këtu edhe për shtetasit e vendeve të treta në tranzit, si dhe rritjen e rrezikut ndaj rendit publik apo sigurisë së brendshme të vendeve anëtare.
Përdorimi i këtij mekanizmi lehtësohet gjithashtu edhe me shkurtimin e periudhave të referencave, veçanërisht referimit të rrethanave krahasimore me vitin e kaluar apo përpara liberalizmit të vizave, nga 6 muaj në dy muaj. Kjo e bën më të lehtë për vendet anëtare që të njoftojnë mbi rrethanat që mund të çojnë në pezullim, duke i mundësuar Komisionit të aktivizojë mekanizmin edhe me nismën e vet.
Pezullimi mund të aktivizohet me një njoftim nga një vend anëtar, ose nga Komisioni. Një mekanizëm monitorues është prezantuar gjithashtu, i cili synon të garantojë se vendet e treta që kanë përfituar nga heqja e vizave pas dialogut për liberalizim, vazhdojnë të përmbushin kriteret e vendosura që i kanë dhënë atij vendi këtë përfitim.
Diskutime rreth kësaj post