Lëvizja Socialiste për Integrim, e njohur si një forcë politike me në fokus rininë, duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për deputetët e ardhshëm, që do të ulen në parlament.
Gjithçka është në dorën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, e cila nga tre qarqe ku kandidoi, fitoi në dy në Fier dhe në Tiranë e duhet të zgjedhë mandatin e një prej tyre.
Në rast se Kryemadhi do të zgjedhë të përfaqësojë qarkun e Tiranës, ku ka marr edhe më shumë vota, nga 2436 zgjedhës, nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili digjet dhe i hapet rruga politikanes së re, Kejdi Mehmetajt, e cila është renditur e dyta në Fier.
Duke qenë se prioritet i Monika Kryemadhit ishte Tirana, shumë menduan se ajo do të pranonte mandatin e zgjedhësve të kryeqytetit dhe do të hiqte dorë nga ai i Fierit, për t’ia lënë atë Kejdi Mehmetajt.
Por, nga zhvillimet e fundit duket se në zyrat e LSI ka një tjetër plan.
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili pas 25 prillit ka intensifikuar daljet publike për mediat, me akuza e denoncime për vjedhje të votave ndryshe nga Mehmetaj.
Deklarata e saj e fundit e konfirmon më shumë këtë fakt pasi ka “hedhur poshtë “ Monika Kryemadhin.
Ajo kërkon që presidenti Ilir Meta duhet të marrë drejtimin e partisë. Sipas saj, ishte vetë Meta që i ka dhënë një fitore historike me 19 mandate
“E ardhmja e LSI do të jetë e mire, Meta duhet të vij në LSI, pasi të mbaroj mandatin pasi ka qenë ai që i ka dhënë një fitore historike me 19 mandate. Vendimi i lënies së mandateve na bëri të kemi, këtë rezultat dhe këto ishin pasojat e këtij gabimi. Mandatet e Fierit dhe Tiranës janë të zonja Kryemadhit dhe Lsi kjo është më e rëndësishme”, – tha Mehmetaj për ‘Breaking’.
Diskutime rreth kësaj post