Analisti Fatos Lubonja, në rubrikën “Opinion” në News 24 ka folur në lidhje me skandalin e denoncuar nga News24 mbi emërimet nepotike në dogana nga drejtoi Genti Gazheli.
Lubonja u shpreh se fakti që kryeministri Rama e mori në mbrojtje aferën, nuk është një rast sporadik sepse ka ndodhur edhe më parë.
“Nuk është hera e parë që ndodh. ajo që është e frikshme është që nga të gjithë denoncimet, është krijuar një klimë që çdo kush që ka një çelës zyre një ofiq, duket sikur e përdor vetëm për interesat e veta kundër interesit të shumicë, duke nisur që nga kryeministri. Ramës i intereson ti mbështesë. Do të thuash hoqi Ahmetajn. Kjo është provë edhe për SPAK-un. Kemi kaq kohë që denoncojmë, si afera e rrugës së Astirit, hoqi një atëherë sa për tu dukur dhe u rikthye.
Iku drejtori i ARRSH dhe Gjiknuri më duket u vu Balluku.
Këta ndërrohen sërish. Rama ka prirje të ketë gjithnjë njerëz sa më të besuar, nënshtruar, kontrolluar, adhurues të tij. Kjo ndikon edhe që hiqen disa.
Edhe shoku Enver të besuar i kishte dhe i dërgonte në burg. Mekanizmat psiqike të njerëzve të tillë paranojake janë të njëjta”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post