Gjatë orëve të fundit, policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët ishin të përfshirë në grupin kriminal të shpërndarjes së drogës.
Ka shkuar në 54 numri i të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”, të akuzuar nga Gjykata, si pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave.
Si rezultat, u ndaluan shtetasit 35 dhe 34 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Të dy këta shtetas akuzohen se janë pjesëtarë të një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, veprimtari kriminale e cila u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”.
Për këtë megaoperacion janë vënë në pranga 54 shtetas në total, si dhe janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme.
Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Diskutime rreth kësaj post