Ditën e sotme, do të mbahet seanca gjyqësore në gjykatën e Elbasanit, për të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’, për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Prokuroria e Elbasanit, ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për 45 të arrestruarit nga operacioni anti-drogë, tre ditë më parë.
Burime bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar 37 masa arresti me burg, 5 arrest shtëpie dhe 3 persona detyrim paraqitje .
Mësohet se 7 persona janë shpallur në kërkim.
Kujtojmë se nga ky megaoperacion, u goditën katër grupe kriminale të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd.
Në pranga ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale.
Në pritje të ardhjes se të arrestuarve për të dalë para gjykatës kjo e fundit është blindur nga forca të shumta policie.
Prokuror i ҫështjes Kreshnik Ajazi
Gjyqtar Idush Maliqi
Të pranishëm jashtë gjykatës kanë qenë edhe familjarë.
Në një operacion që u mbështet dhe nga FNSH, u arrestuan 45 persona në Elbasan, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim.
Për një periudhë gati tremujore, strukturat hetimore, në drejtimin e drejtuesit te Prokurorisë së Elbasanit, njëkohësisht prokuror i kësaj çështjeje, kanë analizuar me detaje të gjitha informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, jo vetëm për periudhën aktuale, por për një shtrirje kohore prej disa vitesh.
45 personat e ndaluar nga policia:
Joni Hasnjoku
Durim Novaku
Hysni Sadushi,
Arsen Vishkulli,
Emiljan Dinja,
Ledi Nergjoni,
Erist Skilja
Gazmir Panxhi
Gentjan Shabani
Florenc Demiri
Gavrosh Berati
Rigert Kokoneshi
Ferdinand Sadushi
Ahmet Kushi
Denis Darzeza
Florenc Puto
Storado Sadushi
Emre Puro
Rezarta Isufaj,
Shpetim Myrta
Edor Hasanllari
Andrea Gugu
Armando Buzani
Erind Hoxha
Ilirjan Kume
Sali Isufaj
Klajdi Isufaj
Igli Merko
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla
Enea Hysenbelli
Leonard Tola
Aldo Gjeli
Esmirand Lici
Xhulio Lluca
Armand Lluca
Oltjon Çela
Sara Çepi
Xhevit Bogdani
Taulant Novaku
Amarildo Sallaj
Romarjo Bora
Rudolf Korumi
Mariglen Hida
Fatmir Durbaku
Persona në kërkim
Enea Tollumi, Hysen Haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi, Albi Bicaku, Migel Balla, Migen Kucaj.
Diskutime rreth kësaj post