Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur edhe thirrjes se kreut të PR, Fatmir Mediu për shpërndarjen e Parlamentit nga Presidentit Ilir Meta. Kujtojmë që dje Mediu u shpreh ndër të tjera se: Unë nuk shkoj pas dëshirës së zotit Basha, unë s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër.
Basha tha se do të mbështesë dhe se do të bëjë çdo gjë që ia shkurton ditët në pushtet kryeministrit Edi Rama.
“Shqetësimi im kryesor do të jetë ai i shqiptarëve dhe në veprim të kësaj s’do të kursejë asnjë thirrje të nevojshme. Po të ishin mbajtur zgjedhjet rruga e keqe do ishte shkurutar. Sa më shpejt aq më mirë si për të gjithë. Detyrat janë të përcaktuara dhe unë si kryetar i opozitës do ta bëj deri në fund. E mirëpres dhe përshëndes çdo hap që ia shkurton ditët së keqes”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post