Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se tezën e bojkotimit të zgjedhjeve PD duhet ta diskutojë me strukturat e saj vendimmarrëse.
Duke komentuar deklaratat e tre deputetëve të partisë më të madhe opozitare, Eduard Selami, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli, se PD ka shmangur strukturat nga vendimmarrja, Mediu theksoi se Basha duhet të ulet me deputetët.
Sipas Mediut, vendimmarrja për bojkotin ose jo të zgjedhjeve të 18 qershorit i takon strukturave drejtuese të PD.
“Janë tre kolegë në Parlament që i vlerësoj, kanë një eksperiencë të madhe. Sigurisht, vendimmarja në politikë duhet të funksionojë përmes forumeve. Dhe është përgjegjësi e z.Basha që të ulet dhe të analizojë kush është vendimi më i drejtë.
Mbledhja e forumeve është domosdoshmëri dhe z.Basha uroj ta ketë bërë këtë ose duhet ta bëjë. E rëndësishme është pjesëmarrja në zgjedhje, por ne kemi ngritur shqetësimin se krimi i organizuar, korrupsioni cenojnë procesin. Ne jemi për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”, u shpreh Mediu.
Kreu republikan renditi edhe shqetësimet e opozitës se pse zgjedhjet e 18 qershorit rrezikohen.
“Ne kemi pasur zgjedhje të mira në 2005, 2009, në 2013-ën ishin të pranueshme, por me disa kontestime.
Në 2015 ishin një regres i plotë i standardeve të zgjedhjeve, blerje e votës, intimidimi i votuesve. Nuk kemi thenë që s’marrim pjesë në zgjedhje por duam zgjedhje të lira që qytetarët të votojnë. Edhe në komunizëm janë bërë zgjedhje, por fitoheshin me 99%. Dhe këto nuk janë zgjedhje, por janë votime.
Sa i takon votimit elektronik, ambasadori Lu na tha se është i pamundur, por ne kërkuam që opozitës t’i jepej e drejta për ta provuar, pra dy projekte pilot. Pra, ka pasur mungesë vullneti nga mazhoranca për të bërë reformë.
Ne kemi propozuar qeberi teknike me një mandat. Mazhoranca ka bërë një propozim me McAllister dhe Fleckenstein. Ajo çka ndodhi, duhet të ishte një histori që do të vijonte si nga PD dhe opozita ashtu edhe nga mazhoranca. Pra, të analizohej, nëse kemi lëshuar, lëshuam për interesin e qytetarëve, apo për t’u dukur mirë në sytë e ndërkombëtarëve”, u shpreh Mediu.
Diskutime rreth kësaj post