“Nëse jetoni në Meksikë dhe dëshironi të vizitoni vende të tjera për të pushuar, duhet të dini se ka destinacione turistike të lira nga të cilat mund të përfitoni.
Këto vende ofrojnë kosto të përballueshme të shërbimeve në territor dhe alternativa turistike më të përshtatshme për xhepin tuaj“, shkruan në një artikull e përditshmja spanjolle “El Cronista”.
Shqipëria është renditur mes pesë destinacioneve evropiane më të perballueshme për pushime në vjeshtën e 2023.
Shqipëria
Nëse dëshironi të njihni Evropën me një kosto të ulët, Shqipëria është opsioni ideal për ju.
Ajo ndodhet në juglindje të Gadishullit Ballkanik, gjuha e saj është shqipja dhe monedha vendase quhet LEK.
Shqipëria është një destinacion pak i njohur, krahasuar me vende të tjera si Franca, Italia apo Spanja, ndaj eksperienca turistike është më e lirë, përsa i përket çmimeve të akomodimit, ushqimit dhe transportit.
Vendi ofron plane kulturore, natyrore, gastronomike dhe të kohës së lirë.
Udhëtimi mund të fillojë me një vizitë në sheshin Skënderbej të Tiranës.
Nga atje, ju mund të njiheni me njerëzit, historinë e saj dhe të bëni turne të ndryshme turistike me udhëzues.
Nëse dëshironi të vizitoni plazhin, Ksamili në jug të vendit, do të ishte një opsion i shkëlqyer.
Për shkak të bukurisë natyrore zona bregdetare njihet si Riviera Shqiptare dhe tërheqja kryesore e saj është zbulimi i pjesës më pak të njohur të Mesdheut.
Përveç kësaj, ju gjithashtu mund të vizitoni kështjella antike, kisha, male dhe parqe natyrore.
Kërkesat për të udhëtuar në Shqipëri:
Të keni sigurimin e shëndetit në udhëtim
Të keni një pasaportë të vlefshme gjatë hyrjes
Nëse jeni meksikan, nuk keni nevojë për vizë turistike.
Diskutime rreth kësaj post