Pas përfundimit të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH, mediat serbe e kanë cilësuar si skandaloze përzgjedhjen e këngëtares kosovare Albina Kelmendi dhe familjes së saj, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion për vitin 2023.
“Ende nuk ka nisur gara për këngën më të mirë të Eurovizionit dhe tashmë Shqipëria ka krijuar një skandal që tmerroi publikun.
Përkatësisht, ata zgjodhën përfaqësuesen e tyre për Eurovizionin, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Liverpool dhe do të përfaqësohen nga Albina dhe familja Kelmendi.
Ajo që është veçanërisht skandaloze në gjithë situatën, është se në këngë Albina këndon për Kosovën, prej nga është.
Duke qenë se këngëtarja është nga Peja, Shqipëria me këtë lëvizje shkel rregullat rreptësisht të përcaktuara të Eurovizionit.
Në këngën e saj, Albina këndon për Kosovën dhe Metohinë dhe përfaqëson Shqipërinë, gjë që është e papranueshme dhe e dënueshme sipas rregullave të ESC-së”, kanë shkuar mediat serbe.
Ndërkohë që disa nga reagimet e qytetarëve serb në rrjetet sociale janë: “Shpresoj që fansat e Eurovizionit ta kuptojnë se kjo nuk është një këngë normale”, “Këndon për familjarët që nuk flasin me njëri-tjetrin”./BallkanWeb
Diskutime rreth kësaj post