Aleanca Veriatlantike (NATO) po përgatitet për luftë kundër serbëve, duke i armatosur shqiptarët dhe kroatët, kështu thuhet në paralajmërimin e shërbimeve informative ushtarake serbe, të cilat javën që shkoi i janë dorëzuar kreut shtetëror të Serbisë.
Si shkas për këtë paralajmërim është marrë informacioni se NATO, përmes Turqisë, Kosovës do t’i dërgojë helikopterët më modern “Black Hawk”.
Sipas mediave serbe, helikopterë të tillë kinse do t’i dërgohen edhe Kroacisë, të cilës gjatë vitit 2015 NATO i kishte dhuruar 16 helikopterë luftarakë “Kioëa Ëarrior”, shkruan gazeta serbe “Pravda”, përcjell Telegrafi. Qëllimi i fundit i këtij operacioni, sipas shërbimeve informative serbe, është që shqiptarët të marrin veriun e Kosovës dhe në të njëjtën kohë, nën pretekstin e intervenimit humanitar, kroatët të sulmojnë pjesën perëndimore të Republikës Serbe.
Sipas burimeve jo zyrtare, vetëm të atë që janë naivë mund të konsiderojnë se këta helikopterë po shpërndahen në regjion pa ndonjë plan serioz.
Se Kosova po përgatitet seriozisht për një luftë të re dëshmon edhe deklarata e Hashim Thaçit, i cili përsëriti paralajmërimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Në të njëjtën kohë Kroacia po planifikon sulm në pjesën perëndimore të Republikës Serbe. Ndryshe, në raportet sekrete diplomatike thuhet se është hartuar plani për “Stuhinë” e re, në të cilin ka marrë pjesë edhe gjenerali Ante Gotovina, i cili tash është këshilltar në Qeverinë e Kroacisë, transmeton Telegrafi.
Sipas atij plani, NATO dhe Kroacia planifikojnë inskenimin e një sulmi ndaj kroatëve në Prijedor, që do të paraqitej si një krim i kryer nga serbët dhe në këtë mënyrë do të nxitej një “intervenim humanitar i Perëndimit”.
Në favor të këtyre tensioneve shkon edhe vendimi i ministrit kroat të Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq, që të dërgojë njëmijë pjesëtarë të njësisë speciale (dhe po aq rezervistë) në Danub, përgjatë kufirit me Serbinë. Ushtarët janë vendosur në Vukovar, Sinj, Varazhdin dhe Ploçe.
Njoftimi zyrtar thotë se Kroacia “për shkak të lëvizjes së forcave të NATO-s drejt Rusisë” ka vlerësuar se është e nevojshme të dërgojë ushtarë në kufijtë e saj.
Analisti dhe njohësi i çështjeve ushtarake, Miroslav lazanski, duhet përcjellë me kujdes lëvizjet agresive të NATO-s, duke thënë se ekzistojnë disa opsione për armatimin e shqiptarëve të Kosovës.
“Në bazën e tyre ‘Bondsteell’ amerikanët kanë helikopterë ‘Black Hawk”, të cilët mund t’ua lënë shqiptarëve. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme”, thotë Lazanski.
Diskutime rreth kësaj post