Mediat dhe politika serbe vazhdojnë të merren me Ramush Haradinajn. Kështu edhe në numrat e tyre të sotëm gazetat dhe agjensitë e lajmeve serbe shkruajnë për lirimin e tij nga Gjykata e Apelit në Colmar.
E përditshmja më e madhe serbe, Politika, sot sjell një lajm i cili sipas kësaj gazete është i hulumtuar mirë dhe sipas këtij lajmi, për lirimin e Haradinajt nga Franca është përkujdesur zyra e ish- Kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, Chery Blair.Sipas Politika, Chery Blair ka ndikim të madh tek bashkëshorti i saj ndërsa zyra e saj “Matriks Chambers” është prej më të njohurave në botë.
Sesi kjo gazetë vjen tek ky konkluzion ende nuk dihet pasi që mbrojtësja e Haradinajt ishte nga Parisi
Një artikull për Haradinajn sot e ka në ballinë edhe gazeta e përditshme serbe “Kurir”
Kjo gazetë duke u thirrur në burime të veta shkruan se gruaja e ish-kryeministit britanik Tony Blair-it, Cherie Blair ka paguar një shumë të majme parash për lirimin e Haradinajt.
“Cherir Booth, gruaja e Tony Blairit, pagoi të paktën 360 mijë euro ër procesi i lirimit të Haradinajt nga drejtësia franceze të kryhet me sukses”, thuhet në artikull.
Sipas Kurir, Cherie ishte pjesë e ekipit ligjor që u mor me cështjen e Haradinajt sa ishte i ndaluar në Francë.
Kujtojmë se Cherie Blair ishte kohë më parë edhe këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama
Diskutime rreth kësaj post