“Katastrofë”. Kështu shkruajnë mediat polake pas humbjes së tyre mbrëmjen e së dielës në “Air Albania” të Tiranës. Trajneri Fernando Santos është vënë në qendër të kritikave teksa Polonia numëron 6 pikë në 5 ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.
“Rreth 22 mijë persona u shfaqën në stadiumin “Air Albania”. Panë dy gola dhe fatkeqësisht, të dyja u shënuan nga mikpritësit. Në të 37-ën minutë Jasir Asani nga klubi korean Gwangju FC shënoi dhe në 62-ën minutë Mirlind Daku që luan me Rubin Kazan, dyfishoi rezultatin”, shkruan Przeglad Sportowy Onet.
Ndoshta për polakët ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe pas golit të Kiwior, por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Kjo humbje bën që të lëkundet toka poshtë këmbëve të Santos, me mediat që thonë se ai mund të japë dorëheqjen 8 muaj pasi mori në dorë drejtimin e skuadrës.
Diskutime rreth kësaj post