Largimi i Jorgo Goros nga bashkia e Himarës po përshkruhet nga mediat greke si një fitore e Kyriakos Mitsotakis. Ato pretendojnë madje se presionet e kryeministrit grek e kanë nxitur shefin e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama të bëjë lëshime. Duke analizuar postimin e Ramës, Protothema shkruan se kryeministri po nënkupton gjykata mund të lejojë betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.
“CNN Greece” konsideron se gjykata shqiptare pohon se Jorgo Goro nuk mund të jetë në krye të bashkisë, ndërsa fakti që Rama e pranon këtë vendim, është sipas kësaj medie, një njohje de facto e Fredi Belerit si kryetar bashkie. “Burime kompetente theksojnë se arsyetimi i vendimit gjykatës shqiptare konfirmon se Fredi Beleris u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës dhe se kandidati i mundur Goro nuk mund të vazhdojë të jetë kryetar bashkie.
Pranimi i arsyetimit të vendimit nga kryeministri shqiptar është një hap i rëndësishëm në procesin e kalimit të pushtetit në Bashkinë Himarës deri në përfundimin e procesit gjyqësor”, shkruan CNN. Protothema citon burime të bëjnë të njëjtin pohim. Ajo e interpreton këtë si një hap prapa të kryeministrit shqiptar me qëllim zbutjen e krizës diplomatike që ka shkaktuar kjo çështje mes dy vendeve.
Diskutime rreth kësaj post