Vetëm një ditë pas vizitës në Athinë të kryeministrit Rama, kryediplomati grek Nikos Dendias ka bërë një status në Facebook mbi zgjerimin me 12 milje të Greqisë në ujërat territore të detit Jon.
Sipas mediave greke, zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon dhe dërgimi në Parlament i këtij projektligji, për t’u votuar më pas në datën 19 janar, ishte një mesazh i qartë për Turqinë.
Së shpejti, Greqia dhe Turqia do të fillojnë përsëri kontaktet eksploruese dhe Greqia ka vendosur si axhendë ekskluzive zgjidhjen e zonave detare, të cilën e ka bërë tashmë me Italinë dhe Egjiptin, si dhe është në negociata me Shqipërinë, çështje që është dërguar edhe në Gjykatën e Hagës.
Kohët e fundit Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavu?olulu ka thënë se së shpejti do të ketë një datë për rinisjen e kontakteve kërkimore midis dy vendeve.
Mediat greke theksojnë se në funksion të betimit të Joe Biden si President i SHBA, Turqia duket se po braktis, të paktën për një periudhë afatshkurtër, taktikën e tensionit në Mesdheun lindor dhe duke bërë një “kthesë” drejt Bashkimit Evropian.
Diskutime rreth kësaj post