Punonjësit e sektorit të medias në Greqi filluan sot një grevë 24-orëshe kundër ndryshimeve të qeverisë në politikat e sigurisë sociale.
Greva e organizuar me kërkesë të Federatës së Gazetarëve grekë (POESY) filloi sot në orën 06:00 dhe kanalet televizive shtetërorë dhe private, agjencitë e lajmeve dhe radiot ndërprenë transmetimin e lajmeve.
Nesër nuk do të ketë gazeta sepse punonjësit e shtypit nuk kanë punuar.
Ndryshimet dhe taksat shtesë që qeveria ka planifikuar po shkaktojnë reagime të forta në të gjitha shtresat e shoqërisë greke.
Për të protestuar mbi projektligjin, që është përgatitur nga Ministria greke e Punës, avokatët, noterët, punonjësit e sektorit shëndetësor, punonjësit e porteve do të rifillojnë greva, ndërsa fermerët me traktorët e tyre vazhdojnë bllokimin e rrugëve të qyteteve.
Qeveria greke ka deklaruar se të ardhurat e institucioneve të sigurimeve shoqërore nuk janë në gjendje të paguajnë pensionet dhe se mosmarrëveshjet kundër ligjit të ri të sigurimeve shoqërore të zgjidhen përmes dialogut.
Diskutime rreth kësaj post