“Athina është në pritje, për të parë nëse Turqia do të bëjë lëvizje përshkallëzuese në Mesdheun Lindor. Qeveria e Mitsotakis e ka bërë të qartë se do të ulet në tryezën e dialogut vetëm nëse Ankaraja pushon së provokuari. Për sa kohë që ai tërheq litarin, asnjë dialog nuk mund të zhvillohet”.
Kështu e ka nisur artikullin gazeta greke “Protothema”, ndërsa tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në pikën më të nxehtë.
“Faktet tregojnë se Tayip Erdogan dëshiron gjithçka! Me sa duket ai dhe stafi i tij mendojnë se situata i favorizon ata. Evropianët nuk kanë frikë prej tyre, pasi mesazhi që ata kanë marrë në të vërtetë nga Berlini është se ata nuk duan që të vendosen sanksione, aq më shumë sanksione që janë të dhimbshme për Turqinë”, – shkruhet më tej në artikull.
Sipas medies greke vetëm qëndrimi i Francës shqetëson Ankaranë, pasi Rusia nuk do të lëvizë asnjë gisht për të ndaluar Tayyip Erdogan. Sipas informacioneve, presidenti turk duket se ka marrë sigurimet përkatëse nga Vladimir Putin.
Në këtë kontekst, asnjë kthesë nuk pritet nga Turqia në harkun kohor prej rreth 20 ditësh të dhëna nga BE, dmth deri në Samitin e jashtëzakonshëm, ku do të merret vendimi nëse do të vendosen ose jo sanksione dhe cilat sanksione.
Shtetet anëtare që nuk duan të ushtrojnë presion ndaj Ankarasë me sanksione po i kërkojnë Athinës të bëjë disa lëshime në lidhje me përmbajtjen e dialogut greko-turk, në mënyrë që të bindë Tayyip Erdogan të ndalojë hetimet dhe të ulet në tryezë. Kështu, zhvillimet në frontin greko-turk po lëvizin, në pritje të Samitit (24-25 Shtator).
Diskutime rreth kësaj post