Princi Leka II dhe princesha Elia kanë njoftuar se kanë nisur rrugën drejt divorcit.
Ata u martuan në vitin 2016 në një ceremoni luksoze por së fundmi njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale të hënën.
“Përshëndetje miq dhe të dashur”, shkruhej në një mesazh në Instagramin zyrtar të Princit të Kurorës Leka, i përkthyer në anglisht.
“Përmes këtij postimi ju njoftoj zyrtarisht se Princi Leka dhe Elia Zharaia kanë rënë dakord për t’i dhënë fund martesës së tyre. Duke qenë se martesa ka humbur funksionin e saj, ata kanë vendosur ta zgjidhin me pëlqim të dyanshëm duke nisur procedurat e nevojshme ligjore”.
Çfarë shkruajnë mediat e huaja për ndarjen e princ
Deklarata shtoi se vajza 3-vjeçare e çiftit, Princesha Geraldine, mbetet “në qendër të vëmendjes së tyre të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt”.
“Pavarësisht angazhimit për institucionin e familjes, princ Leka beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vazhdimësinë e saj, e cila do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e Princeshës së Geraldine!” përfundoi postimi.
Princi Leka II dhe princesha e kurorës Elia e Shqipërisë kanë njoftuar se janë drejt divorcit.
Çfarë shkruajnë mediat e huaja për ndarjen e princ
Leka, kreu i familjes mbretërore shqiptare, u martua me aktoren dhe këngëtaren Elia në kryeqytetin e Tiranës në tetor 2016.
Katër vjet pas lidhjes së martesës në vitin 2016, çifti u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin e gjyshes së princit, Mbretëreshës Geraldinë.
Çfarë shkruajnë mediat e huaja për ndarjen e princ
Leka krenohet se është një “ruajtës i trashëgimisë së Monarkisë” dhe mban një pozicion të ekuilibruar në politikën shqiptare si një “simbol i unitetit shqiptar”, sipas faqes zyrtare të familjes mbretërore.
Princi i kurorës Leka II u bë trashëgimtari i kurorës shqiptare pas vdekjes së babait të tij, mbretit Leka I, në vitin 2011.
Diskutime rreth kësaj post