Ideja e “Shqipërisë së Madhe” është rreth 140 vjet e vjetër dhe shqiptarët e saj ende nuk po heqin dorë. Kështu shkruan sot gazeta serbe “Blic”. Në këtë artikull thuhet se deklaratat e papërgjegjshme të kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidentit, Hashim Thaçi janë luftënxitëse dhe se kanë ngjallur shpresa edhe tek përfaqësuesit shqiptarë në Luginën e Preshevës. Gjithashtu thuhet se ideja e Shqipërisë Etnike apo siç e quajnë serbët “Shqipërisë së Madhe” ka rrjedhë nga Lidhja e Prizrenit më 1878.
Madje, “Blic” citon historianin Çedomir Antiç, i cili thotë se në takimin në Prizren (Lidhjen e Prizrenit) përfaqësuesit nuk janë zgjedhur në mënyrë demokratike dhe ishin vetëm përfaqësisë të popullsisë myslimane, pasi sipas tij, në atë kohë të shqiptarët nuk kishte vetëdije kombëtare. Për më tepër, Antiç thotë se delegatët në Lidhjen e Prizrenit nuk kanë folur as të njëjtën gjuhë, transmeton.
“Delegatët nuk janë zgjedhur në mënyrë demokratike delegatë të popullsisë myslimane. Nuk kishte vetëdijen kombëtare, as nuk kanë folur të njëjtën gjuhë, gjuha shqipe nuk ishte ende atje. Ata përdoren fjalë greqisht, turqisht dhe latinisht dhe nuk ka pasur politikë kombëtare“, thotë historiani Çedomir Antiç, shkruan Blic.
Diskutime rreth kësaj post