Mediat serbe kanë shkruar sot në lidhje me përpjekjet e Kosovës për të modernizuar ushtrinë e vetë si edhe për të lobuar për njohje të tjera dhe për të patur një krah më të fortë në SHBA.
Në një shkrim të ditës së sotme, “Espreso” i Serbisë shkruan se qeveria e Kosovës ka lidhur një kontratë lobimi me kompaninë “Balard” në Washington, e cila njihet si një ndër kompanitë më të forta në sektorin e lobimit. Kontrata është 52 000 dollar në muaj, por “kjo do t’i vlejë shumë shqiptarëve që nuk po kursejnë aspak”, shkruajnë mediat serbe, përcjell Albeu.com.
Në lidhje me burimin e financave, serbët shprehën se janë dy biznesmenë shqiptarë që po derdhin miliona dollar në mënyrë që të përmbushin projektin e “Kosovës së Pavarur”.
Serbët i referohen Florin Krasniqit, një biznesmen i njohur shqiptar në SHBA, i cili në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë në këtë vend arritën të mbledhin 30 000 000 dollar për UÇK-në gjatë periudhës së luftës.
Gjithashtu, sërbët i referohen edhe Harry Bajraktarit, një tjetër biznesmen shqiptar në SHBA, i cili ka rritur ndjeshëm peshën e tij gjatë viteve të fundit në Manhatan.
“Ai është shumë i afërt me kongresmenin Eliot Engel”, shkruan media serbe. /albeu
Harry Bajraktari
Florin Krasniqi
Diskutime rreth kësaj post