Zjarret që kanë përfshirë jugun e Shqipërisë janë përhapur edhe në territorin grek. Të paktën kështu raportojnë mediat greke. Sipas Protothema, një vatër zjarri në Shqipëri arriti në territorin grek në zonën e Limeri Filiates më herët gjatë pasdites së sotme.
Raportohet se flakët janë përhapur në një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme, pa kërcënuar vendbanimet për momentin. Shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës me 17 zjarrfikës janë vendosur në pikat kryesore si masë parandaluese.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Mbrojtja Civile në vend ka kërkuar ndihmë për mjete ajrore.
Diskutime rreth kësaj post