Era Istrefi është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Ylli me origjinë shqiptare performoi këngën zyrtare për Kupën e Botës të këtij viti “Live It Up”, së bashku me yjet amerikanë Nicky Jam dhe Will Smith.
Mirëpo tashmë sipas medias prestigjioze ‘Politico.eu’, Era Istrefi është në mesin e 28-personave që do të pushtojë Europën në vitin 2019-ë. Ylli shqiptar qëndron krenare krah Ine Marie Eriksen Søreide, ministres së jashtme norvegjeze, kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Yulia Tymoshenko, presidentes ukrainase e shumë personave të tjerë të njohur në të gjithë botën nga fusha e politikës dhe artit.
“Era Istrefi po e fut Kosovën në hartë edhe pse disa nuk duan që të jetë aty. 24-vjeçarja nga Prishtina ka shijuar suksesin internacional. Muzika dhe stili i saj janë krahasuar me Rihannën dhe Sian shumë herë. Albumin e parë pritet ta publikojë në 2019-ën. Teksa e sheh, kupton ajo ka gjithçka i duhet një ylli pop-i, e re, tërheqëse, e bukur.
Megjithëse karriera e saj nuk ka lidhje me politikën, beteja që ajo po bën për të ardhmen e Kosovës, e cila para pak kohësh për pak i shkatërroi pjesëmarrjen në ‘Kupën e Botës’, pasi Russia nuk e njeh Kosovën dhe nuk e lejoi të hynte në territorin e saj me pasaportën e vendlindjes, është e vazhdueshme”,- shkruan ndër rreshta “Politico.eu”.
Më tej media prestigjioze e ka krahasuar Istrefin me bashkëkombësit e saj të cilët kanë njohur famë ndërkombëtare por që janë rritur në Evropën Perëndimore, kurse 24-vjeçare është ‘produkt vendas’.
Diskutime rreth kësaj post